Nesër mblidhet Komisioni i Ligjeve, koalicionet mbajnë peng kodin e ri zgjedhor

Shqipëria

Nesër mblidhet Komisioni i Ligjeve, koalicionet mbajnë peng kodin e ri zgjedhor

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:43
Manaj

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër në orën 11:00 për të diskutuar ndryshimet në kodin zgjedhor.

Mosmarrëveshja për koalicionet parazgjedhore është kthyer në një kalë beteje nga PS dhe PD, si një pikë e rëndësishme për pushtetin pas 25 prillit.

Damian Gjiknuri refuzon të pranojë kërkesën e opozitës së bashkuar për t’ju drejtuar ODIHR për mbajtjen e koalicioneve me lista të përbëra në një sistem me lista të hapura.

Por përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri ka një tjetër kusht për Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për t’u bindur që të hedhë firmën mbi letrën e cila do t’i drejtohet ODIHR.

Damian Gjiknuri: Na sillni nje variant te shkruar nga ata sipas nje legjislacioni të vendit europian që kanë sistem proporcional me lista te hapura dhe nese nuk e pranojmë i drejtohemi ODIHR.

I pranishëm në mbledhje, kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi u shpreh se palët duhet t’i drejtohen ODIHR nëse ky është kusht për ndryshimet në kod.

Rudina Hajdari bëri sërish thirrje për bojkot në parlament nëse PS nuk pranon të hapë listat 100%.

Mazhoranca ka parashikuar që të miratojë ndryshimet në kod të hënën në parlament, por deri me 5 tetor pritet që palët të jenë në negociata si brenda dhe jashtë Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat