Shehi: Rama ka frikë nga të ndërkombëtarët, ata të japin një zgjidhje të pranueshme

Shqipëria

Shehi: Rama ka frikë nga të ndërkombëtarët, ata të japin një zgjidhje të pranueshme

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:37
Dashamir Shehi

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora,  kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Rama ka frikë nga të huajt.

Ai shti se shpreson që ndërkombëtarët ta kuptojnë se çfarë po bën Rama dhe t’i japin një zgjidhje situatës.

Dashamir Shehi: Rama ka frikë nga të huajt, se respektin për palën tjetër, i ka shkelur të gjitha. Mendoj se po fiton kohë. Këtu nuk ka më dy projekte, këtu ka 4-5 projekte dhe ka mundësi që ai u jep ndonjë gjë këtyre, me pragun dhe me listat. Besoj se në këtë ekuacion ka shumë variabla.

Unë uroj që opozita e Re të mos jetë aleate me Ramën, sidomos me këto kushte që ka bërë ai. Ne si opozitë mbrojmë koalicionet. Shpresoj që këtë radhë ta kenë kuptuar se Rama është ai që turbullon ujin. Uroj që ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë disa aleatë më të, të japin një zgjidhje të pranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat