Shpërthen Covid-19 në Berat/ Konfirmohen infermiere, zjarrfikës dhe mësues të infekuar

Shqipëria

Shpërthen Covid-19 në Berat/ Konfirmohen infermiere, zjarrfikës dhe mësues të infekuar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar me Covid-19 dy infermiere në spitalin e Beratit.

Sipas informacioneve, ato punojnë në urgjencën e spitalit dhe në pavionin e infektivit dhe dyshohet se virusin e kanë marrë gjatë kontakteve në punë.

Infermieret janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe janë karanituar në banesat e tyre.

Burime për mediat tregojnë se pozitive ka rezultuar dhe një mësuese në shkollën e fshatit Roshnik.

Gjithashtu nga virusi është prekur një zjarrfikës dhe një punonjës i një fasonerie në Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat