Kukës: I gjejnë 4 kg drogë në shtëpi, arrestohet 62 vjeçari

Shqipëria

Kukës: I gjejnë 4 kg drogë në shtëpi, arrestohet 62 vjeçari

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një 62 vjeçar nga fshati Bradoshnicë, Tropojë ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 4 kg lëndë narkotike, si dhe disa bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“U arrestua në flagrancë shtetasi: A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe disa bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Pylli”, sipër fshatit Bradoshnicë u gjetën disa bimë në proces tharje të dyshuara kanabis” informon policia e Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat