Votohet reforma zgjedhore/ 21 deputetë të opozitës së re bashkuan votat me PS

Shqipëria

Votohet reforma zgjedhore/ 21 deputetë të opozitës së re bashkuan votat me PS

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:15
Kuvendi i Shqipërisë

Shumica qeverisëse me ndihmën e disa deputetëve të opozitës miratuan ndryshimet e kodit zgjedhor duke e cuar votuesin shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit me rregulla të reja loje, të cilat u kundërshtuan, nga një pjesë e opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentit.

21 vota të opozitës iu bashkuan shumicës qeverisëse për ta miratuar kodin me 96 vota. Edi Rama i dha këtë argument opozitës parlamentare përse nuk mund t’ja plotësojë të gjitha kërkesat.

Qetësia e sigurimit të mbi 84 votave për miratimin e ndryshimeve të kodit zgjedhor në parlament, i dha komoditetin Edi Ramës, të merrej me qëndrimet e ashpra të presidentit Ilir Meta.

Kryeministri ia parashikoi të ardhmen deputetëve aktual të opozitës.

Parlamenti zgjodhi me 106 vota pro Ilirian Celibashin si komisionarin shtetëror të zgjedhjeve , Lealba Pelingu nënkomisionere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat