Me Covid-19 janë 80 mësues/ Të gjithë janë izoluar dhe zëvendësuar nëpër shkolla

Shqipëria

Me Covid-19 janë 80 mësues/ Të gjithë janë izoluar dhe zëvendësuar nëpër shkolla

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 19:57
Foto

Hapja e shkollave ka shtuar vatrat e infeksionit covid-19, ku në javën e katërt të mësimit Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit parauniversitar raporton një mungesë të përditshme  mësuesish dhe nxënësish, por jo vetëm për arsye të prekjes nga covidi.   

Fiqiri Cifliku: Në një masë prej 480 000 nxënësish në të gjithë Shqipërinë na mungojnë rreth 7000 nxënës  dhe brenda këtij numri kemi e pozitiv me covid e persona kontakti. Ne na mungojnë mesatarisht 125 mësues në ditë për arsye të ndryshme ku përfshihet dhe kategoria e covidit. Dy javë më parë nga të dhënat që na ka dhënë Instituti I Shëndetit Publik ishin me covid 80 mësues. Kjo shifër mbulohet cdo ditë me mësues nga portali mësues për Shqipërinë.

Pavarësisht infektimeve , institucionet arsimore nuk janë mbyllur por janë izoluar vetëm një grup klasash që pas përgjigjes negative së tamponit I janë rikthyer bankave të shkollës.

Fiqiri Cifliku: Klasat e izoluara kanë qenë sporadike. Kemi pasur një klasë për një ditë në Gjirokastër, 1 në Bulqizë, në Vorë. Një klasë në Kombinat ku ka rezultuar pozitiv një nxënës është bërë hetimi brenda klasës ka qëndruar klasa online vetëm për një ditë dhe pastaj ka zhvilluar mësim normalisht.

Por Ministria e Arsimit parashikon që me ardhjen e dimrit mënyra e mësimdhënies do të ndryshojë për shkak se disa shkolla zhvillojnë mësim me 4 turne.

Fiqiri Cifliku: Kemi skenarin e dytë që një pjesë të zhvillohet në klasë, një pjesë në shtëpi , pra mësim I kombinuar  që do të mund të na nevojitet gjatë periudhës së dimrit për të fituar kohë gjatë turnit së darkës disa orë si teknologjia e informacionit mund të zhvillohet online apo edukata shoqërore. Në rastin ekstrem me përkeqësimin e rasteve, parashikohet dhe skenari i klasave totalisht online.

Ndërsa për formularin e vetëdeklarimit të gjendjes shëndetësore që firmoset nga prindi, specialisti I arsimit Fiqiri Cifliku deklaron për Top Channel se nuk është e vetmja zgjidhje.

Fiqiri Cifliku: Nuk është e detyrueshme të firmoset një formular përditë por mund të njoftohen edhe nëpërmjet një sms mësuesi kujdestar për simptomat. Në disa zona zgjidhja ka qenë edhe më e thjeshtë përmes një fletoreje shëndeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat