Sekretarja e Apelit me Covid-19, tamponë e dezinfektim të ambienteve

Shqipëria

Sekretarja e Apelit me Covid-19, tamponë e dezinfektim të ambienteve

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 20:15
Gjykata e Apelit në Gjirokastër

Një nga rastet me Covid të ditës së sotme të raportuara nga ministria e Shëndetësisë në Gjirokastër, është sekretarja e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër.

Ajo ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

Ndërkohe nga DSHP janë marrë 7 tamponë nga kontaktet që ka pasur sekretarja.

Gjatë ditës së hënë pritet që të bëhet edhe dezinfektimi i ambienteve të gjykatës dhe pezullimi i punës në këtë gjykatë.

Deri më tani, raste aktive me koronavirus në Gjirokastër janë 57.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat