Lidhja jashtëmartesore e ukrainases me shqiptarin, çfarë dyshohet se shtyu në krimin makabër

Shqipëria

Lidhja jashtëmartesore e ukrainases me shqiptarin, çfarë dyshohet se shtyu në krimin makabër

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 00:25
Gruaja ukrainase

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Loutraki të Greqisë, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e vdekur me bashkëshortin e saj grek.

Dyshohet se së fundmi, ajo ka pasur lidhje me shqiptarin, që dyshohet se ka kryer edhe krimin e dyfishtë.

Gruaja ukrainase 45 vjeçe ishte martuar me një biznesmen nga Mikonos dhe kishte një vajzë 20 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Loutraki, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e vdekur me bashkëshortin e saj grek.

Ata janë gjetur pa jetë në shtëpinë e tyre në këtë zonë. Në lidhje me ngjarjen që tronditi komunitetin lokal, dyshohet se vrasësi është një shqiptar, shkruajnë mediat helene.

Policia ka hyrë në shtëpinë e çiftit pasditen e sotme, pasi një grua ka thënë se ka parë aty gjak. Forcat policore kanë lajmëruar se sapo kanë hyrë në banesë, kanë parë se burri e gruaja ishin të mbuluar në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat