Xhaçka prezanton komandantin e ri të Forcës Tokësore: Batalioni i Këmbësorisë është certifikuar nga NATO

Shqipëria

Xhaçka prezanton komandantin e ri të Forcës Tokësore: Batalioni i Këmbësorisë është certifikuar nga NATO

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 18:32
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka emëruar komandant të ri në krye të Forcave Tokësore gjeneral brigade Arben Kingjin, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjeneral brigade Albert Mullai.

Në një mesazh në ‘Facebook’, duke i uruar sukesese në këtë detyrë, ministrja thekson se ‘besojmë se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot’.

“Forca Tokësore do te ketë nga sot një komandant të ri ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneral brigade Arben Kingji. Me besimin se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot, i uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera.
Trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat