Covid shfaqet në shkollë/ Infektohen 8 mësues, 29 në karantinim, por mësimi nuk ndalet

Shqipëria

Covid shfaqet në shkollë/ Infektohen 8 mësues, 29 në karantinim, por mësimi nuk ndalet

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Qetësia e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, në kryeqytet, ku mësojnë mbi 1400 nxënës, u prish më 5 tetor, kur u zbulua rasti i parë, i prekur me Covid.

Aktualisht janë 8 persona, staf mësimor dhe sanitar të infektuar me Sars- Cov2.

“Në 5 tetor u prek një sanitare, më pas një mësuese. Dhe në vazhdim rezultuan pozitivë edhe 2 sanitare dhe 4 mësues të tjerë. Pra gjithsej janë 8 të infektuar. Janë mirë me shëndet, siç na kanë thënë. Sot do testohen 29 mësues dhe po sot 29 mësues të tjerë nga jashtë, kanë ardhur, që mësimi te mos ndërpritet. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prindërit, dhe fatmirësisht nuk ka panik mes të gjithëve ne, për shkak të kësaj situate”.

Ashtu siç ishte njoftuar, një ekip nga ISHP-ja u paraqit në shkollë, për t’u bërë testin 29 mësuesve të këtij institucioni.

“Në grykë dhe në hundë na bënë tampon. Nuk kam frikë. Do ta përballoj çdo lloj përgjigje. E kam mbajtur gjithë kohën maskën. Kam qenë në kontakt me të prekurit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat