Flet e mitura për 53-vjeçarin në Bulqizë: Nisi të më ngacmojë me fjalë dhe më pas tentoi të më prekë
Një banor i fshatit Viçisht të Bulqizës akuzohet nga një e mitur për tentativë për përdhunim.
14-vjeçarja ka shpëtuar nga i dyshuari Bujar Lika falë ndërhyrjes së fadromisti. E mitura e shoqëruar nga familjarë e saj ka bërë denoncimin në polici dhe 53-vjeçari është arrestuar.
Burme të abcnews tregojnë se 14-vjeçarja kishte qenë tek gjyshërit në fshatin Gjoricë, kur Lika fillimisht e ngacmoi me fjalë në rrugë dhe nisi ta përndjekë.
Në dëshminë e saj e mitura ka thënë: “Burri më ka ndjekur rrugës kur shkoja tek shtëpia e gjyshit. Ai nisi të më ngacmojë me fjalë dhe më pas tentoi të më prekë. Në atë moment më erdhi në ndihmë një fadromist dhe e rrahu. Kështu shpëtova nga ai dhe nuk më ndoqi më.”
I akuzuari Bujar Lika në zonë njihej si përdorues alkooli. Kujtojmë se prej tre muaj të akuzuarit i kishte ndërruar jetën dhe bashkëshortja, ku që prej asaj kohe në fshat bënte sjellje të pahijshme.