Publikohet video: Dështon atentati ndaj biznesmenit, i shpëton jetën ashensori që ishte i hapur në momentin e ndjekjes

Shqipëria

Publikohet video: Dështon atentati ndaj biznesmenit, i shpëton jetën ashensori që ishte i hapur në momentin e ndjekjes

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:25
Pamje e shkeputur nga video

Një atentat ka mbetur në tentativë mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet ku dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij.

Fati ka qenë me biznesminin Dhima, i cili nëse do të kishte pritur vetëm pak sekonda derisa ashensori të hapej, me siguri do të ishte ekzekutuar.

Kur po shkonte në shtëpi Dhima e ka gjetur ashensorin hapur dhe është ngjitur direkt. Në video duket qartë se biznesmeni nuk ka qenë në dijeni se po e ndiqnin dhe nuk ka kuptuar asgjë.

Skena është zbuluar nga kamerat e sigurisë, ku duket qartë se Dhima nuk ka qenë i shqetësuar dhe nuk nxitonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat