Ekzekutimi i biznesmenit me breshëri plumbash në Himarë, flet kryebashkiaku

Shqipëria

Ekzekutimi i biznesmenit me breshëri plumbash në Himarë, flet kryebashkiaku

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:49
Jorgo Goro

Biznesmeni Niko Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë nga Kliti Leka pas një konflikti që kishin pasur për shkak se autori pretendonte se pasi i dha tokën për të ndërtuar pallatin, 51-vjeçari nuk ia kishte dhënë të gjitha lekët duke i ngelur borxh.

Por si e njihte kryebashkiaku Jorgo Goro biznesmenin e ndjerë dhe a ishte në dijeni të konfliktit?

“Niko Goron e kam pasur kushëri të katërt ose të pestë, të largët. Por e njihja si biznesmen të suksesshëm. Nuk isha në dijeni të konfliktit. Autorin nuk e njoh” tha ai për Abcnews.

Në tokën e autorit, biznesmeni Goro ka ndërtuar një pallat dhe ju ka ngelur në borxh nga blerja e pronës, por nuk dihet ende shuma. Ky ka qenë shkaku i konfliktit. Që në momentin që është ndërtuar pallati ata kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm. Mësohet se ka pasur edhe një përplasje fizike më parë mes autorit dhe viktimës.

Sakaq, autori Kliti Leka jeton në Tiranë ka shkuar mbrëmë në Himarë. Dyshohet se e 53-vjeçari e ka planifikuar më parë krimin. Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë. Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko Goros duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë. Po ashtu policia sekuestroi armën e dyshuar të krimit, kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë marketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat