Në afërsi të Shëngjinit gjendet një jaht i braktisur me flamur italian

Shqipëria

Në afërsi të Shëngjinit gjendet një jaht i braktisur me flamur italian

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:19
Në afërsi të Shëngjinit gjendet një jaht i braktisur me flamur italian

Një jaht është gjetur i braktisur në zonën e Godullës në Kurbin. Nga verifikimet e kryera jahti i përket një shtetasi italian.

Gjithashtu është gjetur edhe një gomone që dyshohet të jetë përdorur për të dalë në tokë.

Policia ka monitoruar situatën dhe ka nisur kontrollet. Jahti është ankoruar në portin e Shëngjinit.

Mësohet se jahti është gjetur që mbrëmjen e kaluar por që është mbajtur nën monitorim nga ana e policisë për ndonjë lëvizje të dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat