PD e kallëzoi për firmën e inceneratorëve, Lefter Koka në ‘Open’: Akuza politike të pabaza, s’jam penduar që kam firmosur

Shqipëria

PD e kallëzoi për firmën e inceneratorëve, Lefter Koka në ‘Open’: Akuza politike të pabaza, s’jam penduar që kam firmosur

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:53
Lefter Koka

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) kallëzimin për inceneratorët duke pretenduar se është kryer një vjedhje disa miliona euro.

Në prononcimin e tyre pas depozimit të kallëzimit, ish-deputetja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i çështjeve ligjore Çlirim Gjata, deklaruan se personat e paditur janë trajtuar si “grup i strukturuar kriminal”.

Mes të akuzuarve është edhe emri i ish-ministrit të LSI-së Lefter Koka, i cili në vitin 2014 kur u nënshkruan marrëveshjet me firmat koncesionare ishte Ministër i Mjedisit.

Koka ka thënë sot në ‘Open’ se gjithçka është një akuzë politike e PD, e pabazuar në fakte. I pyetur nëse është penduar për firmën e tij, Koka tha ‘JO’, duke shtuar se është i kënaqur se ka bërë më të mirën për Shqipërinë.

Koka: Absolutisht ka muaj që histori është në strategjinë e PD, vish çdo gjë në një akuzë, dhe ja suksesi i tyre. Nuk mendoj që është produktive për një parti në opozitë. Janë akuza politike dhe të pabazuara. Kanë bërë shumë mirë për padinë, çdokush që ka dyshime mund t’i referohet SPAK-ut.

Vasili: Jeni penduar për firmosjen?

Koka: Absolutisht jo, mendoj që kam bërë më të mirën për këtë vend, por ka nga ata që të baltosin. Punët të gjitha me para bëhen, ministër prandaj je, për të zbatuar ligjin. Por nëse do të humbasësh energji duke paguar portale që të flasin…Fjala hajdut në politikë është bërë më popullore se kudo tjetër.

Tabaku: Koka më ka ndjekur mua 3 vjet më parë në interpelancë. Nuk është akuzë e re. Ai ka qenë prezent në sallë kur unë kam shpjeguar të gjitha procedurat që janë ndjekur për këtë aferë. Ne do ndalemi në detaje, por a ka pasur në Shqipërië për menaxhimin e mbetjeve? Një plan? U detyruan që të bëjnë akrobaci dhe të shkelin legjislacionin shqiptar. Në këtë aferë është dhe Ahmetaj. I them Kokës të mos e trajtojë si çështje mjedisore, kjo është një çështje korruptive.

Bushati: Po bëhet betejë politike sepse ka mbrapa një aferë korruptive. Ne kemi pasur dhe Unazën e Re aferë korruptive.

Koka: Më vjen keq që Bushati dëgjon dhe flet kot. Në Durrës ka tonelata mbetje. Po mbysin qytetin dhe banorët aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat