Balluku inspekton punimet te Unaza e Re

Shqipëria

Balluku inspekton punimet te Unaza e Re

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:50
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ishte mbrëmjen e sotme tek rrethrrotullimi i ish-sheshit Shqiponja, ku edhe po punohet për ndërtimin e Unasës së Re.

Bëhet e ditur se punimet për fazën e parë dhe të dytë kanë përfunduar, ndërsa po vijon puna për fazën e tretë.

Ditën e nesërme Balluku ka njoftuar se do të nisë prishja e banesave në lotin 3, ndërsa shton se “shpresoj ti kapim afatet dhe të mos kemi asnjë ditë më shumë se katër mujori që premtuam.”

Balluku: Këtu punohet ditë e natë dhe në këtë kantier puna nuk punon për asnjë sekondë. Deri tani punimet kanë qenë nën tok dhe deri tani qytetarët shikojnë bllokimin, por vazhdojnë të mendojnë se nuk po ecet.

Ka qenë një proces i gjatë. Përveç probleme administrative ka pasur edhe problem politizimin që mori e gjithë kjo vepër dhe ka pasur probleme në shpërnguljen e disa banorëve, që janë pjesë e prishjes.

Megjithatë mund të them se në lotin 2 kantieri atje po ecën dhe nuk ka problematika.

Nesër nisni punën për prishjen e banesave që janë pjesë e lotit 3 dhe siç puna po vazhdon shpresoj ti kapim afatet dhe të mos kemi asnjë ditë më shumë se katër mujori që premtuam.

Nëse do ta bëjmë më shpejtë do të jetë akoma më mirë.

Çdo ditë që ky projekt mbaron është më mirë edhe për qytetarët, por edhe ndihmon policinë rrugore, por edhe i jep fund këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat