Si do të jetë moti këtë javë? Parashikimi për 5 ditë

Shqipëria

Si do të jetë moti këtë javë? Parashikimi për 5 ditë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 07:20
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Përgjatë 5 ditëve në vijim, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat