Shifrat rekord të të infektuarve në vend, Rakacolli tregon a do shkohet drejt një karantine të dytë

Shqipëria

Shifrat rekord të të infektuarve në vend, Rakacolli tregon a do shkohet drejt një karantine të dytë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:04
Mira Rakacolli

Ndërsa shifrat e infektimeve kanë qenë të larta, duke shënuar rekorde të reja kryesisht javën e fundit, të gjithë janë  të shqetësuar nëse  do të  ketë një  mbyllje të dytë. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, e ftuar në “Wake Up”, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi ndër të tjera edhe skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.

Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft. Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.

Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat