Kryemadhi flet për koalicionet: Fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme

Shqipëria

Kryemadhi flet për koalicionet: Fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:27
Monika Kryemadhi

Teksa foli për koalicionet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh e vendosur që logoja e LSI nuk do të hiqet nga fleta e votimit.

Sipas Kryemadhit janë strukturat e dy partive që do ta diskutojnë në një fazë të dytë.

“Po ritheksoj se simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Sot LSI është realitet, por është edhe një parti e majtë dhe është e panegociueshme logoja. Pastaj do ta diskutojmë me PD, me partitë opozita, përfshirja dhe strategjitë, kjo është një faze e dytë.

Por fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme. Mos harrojmë që LSI është një strukturë përparimtare dhe sjell një risi për angazhimin e grave dhe vajzave në politike. LSI është parti e të rinjve dhe të rejave

Sot shanset dhe afrimi i shumë socialistëve që e ndjenë vetëm me pranë  LSI sesa PS do ta riformatojnë edhe njëherë të majtën, për të cilën ne sot kemi nevojë.

25 prilli do të jetë edhe ndarja përfundimtare. Çdo ditë që afron po i vjen fundi kësaj neverie politike që dashje pa dashje që edhe me gabimin tonë kemi krijuar këtë situatë”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat