Covid “hyn” në institucionet arsimore/ Infektohen edukatore dhe mësues, mbyllet kopshti

Shqipëria

Covid “hyn” në institucionet arsimore/ Infektohen edukatore dhe mësues, mbyllet kopshti

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:51
Foto Ilustrim

Katër edukatore kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në një kopsht në Pogradec. Burime bëjnë të ditur se pas këtyre rasteve kopështi është mbyllur.

Një javë më parë në këtë kopsht kanë rezultuar pozitive edhe dy sanitare.

Ndërkohë pas mbylljes së kopshtit, pjesës tjetër të stafit i është marrtë tamponi dhe priten rezultatet. Ky kopsht frekuentohet nga 200 fëmijë.

Ndërkohë po në Pogradec kanë rezultuar pozitiv edhe 3 mësues,  dy në gjimnazin “Gjergj Pekmezi” dhe një në gjimnazin “Muharrem Çollaku”. Po ashtu në këtë gjimnaz raportohet edhe per nje nxenes te infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat