Shpëtim Idrizi nga protesta: S’kemi 12 milje për t’ia dhënë Greqisë! Donim t’i tregonim Dendias atë që Rama s’ka këllqe ta bëjë

Shqipëria

Shpëtim Idrizi nga protesta: S’kemi 12 milje për t’ia dhënë Greqisë! Donim t’i tregonim Dendias atë që Rama s’ka këllqe ta bëjë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:35
Shpëtim Idrizi

Me tone të ashpra Kreu i PDIU nga protesta te ministria e jashtme ka thënë se kjo situatë është një turp i vërtetë për Ramën.

Ndërkohë që Dendias arriti të futej nga dera e përparme e ministrisë , Idrizi tha se ata arritën ta ruanin ministrin grek.

“Absurdi i një policie që ‘sdi ca bën , na kanë rrethuar bravo iu qoftë që ruajtën ministrin grek, polici politike. Nëse keni shqiponjën në ballë jo me ne. Hajde ikim, se e ruajtën ministrin mos ta gjuanim ne me fjalë.

Kjo që po ndodh është jë turp i vërtetë për Ramën, në donim të protestonim ti tregonim ministrit atë që Rama s;ka këllqe ta tregojë, të heqë ligjin e luftës , nuk Shqipëria 12 milje për t’i dhënë Greqisë, nuk mund ta injorojnë gjenocidin e Çamërisë. Vetëm në Shqipëri ka filluar hajdutlliku të matet me metra. Nuk e harrojmë amanetin, as të vrarët. Deri tani janë shoqëruar 22 protestues çam. Shqipëria sot ka marrë nga Greqi vetëm vuilën apostile. A u kujtua ky dy metroshi për këto, për këto ne donim sot të protestonim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat