Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor për gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri, argumentat në KLGJ

Shqipëria

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor për gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri, argumentat në KLGJ

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:29
Shkëlqim Miri

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë Shkëlqim Miri dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë parashtroi spara Këshillit të Lartë Gjyqësor argumentet për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Miri për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 140 pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe nga neni 104/3 i ligjit nr. 96/ 2016 “Për statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Magjistrati  Shkëlqim Miri është deklaruar fajtor nga ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë më 27 shkurt 2019 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

Referuar fakteve dhe rrethanave të pranuara nga gjykata, Inspektori i Lartë i Drejtësisë thotë se veprimet e gjyqtarit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atij si funksionar i drejtësisë.

Këto veprime,  sipas Inspektori i Lartë i Drejtësisë, kanë cenuar besimin e palëve ndërgjyqëse dhe të publikut në organet e drejtësisë dhe respektimin e ligjit nga ana tyre, si dhe kanë diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit.

“Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia. Duke mbajtur në konsideratë natyrën e shkeljes disiplinore, ajo e kryerjes së një krimi për të cilin është dënuar me vendim të formës së prerë, të parashikuar nga neni 140/2 shkronja b) e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar; faktin që shkelja disiplinore në rastin konkret përbën “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”; provohet se magjistrati Shkëlqim Miri ka diskretituar pozitën dhe figurën e magjistratit, ka cenuar rëndë imazhin e drejtësisë dhe ka ulur besimin e publikut tek dhënia e drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat