Abuzuan me tenderat dhe përfituan 132 mijë euro, SPAK arreston drejtorin e Prokurimeve të OSHEE dhe 3 të tjerë

Shqipëria

Abuzuan me tenderat dhe përfituan 132 mijë euro, SPAK arreston drejtorin e Prokurimeve të OSHEE dhe 3 të tjerë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:19
Ilustrim

Morën ryshfet 132 mijë euro duke abuzuar me tenderët, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE dhe 3 tjerë. Me urdhër të SPAK arrestohet drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati së bashku me Albana Ferraj, drejtoreshe e kabinetit prane OSHEE për të cilët është dhëne masa “arrest me burg”. Ndërsa Irma Derguti dhe Athinta Papa anetare te komisionit te vleresimit te ofertave janë lënë në arrest shtëpie.

Shqiptarja. com bën me dije se arrestimet janë bërë me urdhër të  prokurorit Klodian Braho në SPAK, pas një hetimit për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë, ku rryshfeti duke favorizuar një kompani italiane Com Metodi s.p.a me seli ne Milani shkon deri në 132 mijë euro. Tenderi i kundershtuar u zhvillua ne vitin 2016 dhe sipas akuzes ka qene Albana Ferraj qe ka arketuar shumen nepermjet nje kompanie te trete.

Urdhër arrestet nga SPAK janë dhënë  pas përgjimeve për një periudhë të gjatë kohore, ku janë vënë re shkelje në procedurave në disa tendera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat