Zbulohen detajet e vdekjes, i moshuari 60 vjeçar u rrëzua nga zetori

Shqipëria

Zbulohen detajet e vdekjes, i moshuari 60 vjeçar u rrëzua nga zetori

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Policia ka zbuluar detajet e vdekjes së 60 vjeçarit në fshatin Dishnicë, Korçë.

Sipas uniformave blu, viktima Kostika Nunka ka qenë duke lëvizur me një mjet tip zetor me drejtues shtetasin A.Sh, 53 vjeç, nga ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat