Ambasadori gjerman Zingraf flet për çështjen e integrimit: Shqipëria ka bërë hapa përpara, por duhet të punohet intensivisht

Shqipëria

Ambasadori gjerman Zingraf flet për çështjen e integrimit: Shqipëria ka bërë hapa përpara, por duhet të punohet intensivisht

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:44
Peter Zingraf

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf  ka folur nga Shkodra në lidhje me çështjen e integrimit.

“Shqiperia ka bërë hapa përpara, ka marrë po për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja Merkel i ka hapur dyert per Shqipërine dhe po punojmë intensivisht për këtë temë. Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për t’u plotësuar dhe këtë s’duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin por për vete, siç është Gjykata e larta dhe kushtet e tjera”, ka thënë ambasadori gjerman.

Po ashtu ambasadori gjerman ka bërë edhe një koment për krizën dhe tensionet mesa palëve

“Jemi në mes të një fushatë elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”, është shprehur Zingraf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat