Rama me kollare kuqezi dënon patriotizmin e rremë: Greqia nuk do ta pushtojë Shqipërinë

Shqipëria

Rama me kollare kuqezi dënon patriotizmin e rremë: Greqia nuk do ta pushtojë Shqipërinë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 15:48
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias ka vënë theksin te marrëdhënia e mirë që ka ekzistuar historikisht mes dy vendeve tona.

Rama u shfaq në takim me kollare kuqezi, por ironikisht ndonëse dënoi ekstremizmin dhe patriotizmin e rremë. “Greqia nuk erdhi dhe nuk do të na poshtojë”, – tha Rama, duke shtruar se po zhgënjen nacionalistët dhe “patriotët” që pretendojnë se janë të tillë.

Rama ka sqaruar se çështja e minoriteteve ka qenë në fokus të këtij takimi me ministrin grek, Nikos Dendias.

Kryeministri shqiptar shtoi se  nuk ka pasur asnjë hezitim nga ana e Greqisë për të bërë maksimumin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi dhe e anasjellta.

Edhe pensionet kanë qenë një temë tjetër e diskutimit.

“Sot e mirëpresim mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën dhe në nivelin politik kemi detyrimin që të bëjmë atë që njerëzit e zakonshëm bëjnë në marrëdhëniet e përditshme dhe që ne duhet t’i ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, ambiciesh, shpresash”.

“Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë. Dua ta risjellë faktin se përveç ministrit që ka qenë këtu presonalisht, kryeministi ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe ka qenë në vijëmësi i dëshiruar për t’u informuar qoftë për kërkim shpëtimin dhe rindërtimin dhe i gatshëm së bashku me qeverinë edhe në atë moment vështirësie që u krijua në kufi si rezultat i masave të marra”, tha Rama.

“Greqia ka qenë një partner strategjik dhe mbetet e tillë.”

“E konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe patjetër që partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithçka që na lidh nga e shkuara”.

“Greqia ka qenë një ndër vendet që jo vetëm morëm pjesë por u përfshi në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve”.

“Dhe ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë për të adresuar dhe zgjidhur me frymë kontruktive dhe vullnet të mirë të gjitha çështje që duhet zgjidhur që janë çështje për të mirën e të dy vendeve, jo e Greqisë”.

“Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

“Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se siç është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për çuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave”.

“Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama pas takimit me Nikos Dendias .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat