Për kryedemokratin, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për kolapsin që sipas tij ka kapluar shëndetësinë.
“Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.
Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.
Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit”, shkruan Basha.