Deti në Hagë / Media greke shfrenon fantazinë: Marina turke do vendoset në portin e Vlorës

Shqipëria

Deti në Hagë / Media greke shfrenon fantazinë: Marina turke do vendoset në portin e Vlorës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:03
Edi Rama

Mediat greke bëjnë të ditur se kalendari i duelit në Hagë mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk do të jetë i pafund, por ka një kalendar që është vendosur paraprakisht nga palët.

Gazeta “Protothema”, thekson se “përpara referimit përfundimtar të mosmarrëveshjes në caktimin e zonave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë, negociatat dypalëshe do të paraprijnë brenda një periudhe kohe të arsyeshme dhe të përcaktuar qartë, për shembull një ose dy vjet.

Edhe në këtë rast, pritet të bihet dakord për një kalendar specifik – për shembull një vit – për hartimin e një artikulli të përbashkët, i cili do t’u dërgohet anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të cilët do të thirren të vendosin për çështjen e mprehtë të demarkacionit detar midis Greqisë. dhe Shqipërinë”.

Ndërkaq, newsbomb.gr thekson se zgjidhja e kontestit në Hagë “është një zhvillim që Athina dëshironte, në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatin. Meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi ishte i dukshëm”.

Sipas këtij portali grek “Është e qartë, megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron një zgjidhje të çështjes së detit midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj.

Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, dhënia e një kalate në portin e Vlorës në përdorimin për marinën turke”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat