Mesazhi i Dendias për Ankaranë, Bumçi: S’mund të jemi palë në konfliktin greko-turk

Shqipëria

Mesazhi i Dendias për Ankaranë, Bumçi: S’mund të jemi palë në konfliktin greko-turk

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:24
Aldo Bumçi

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News, ka reaguar në lidhje me fjalën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias kundër Turqisë.

Bumçi ka nënkuptuar se ky mesazh ishte mirëmenduar nga ministri grek, i cili përdori takimin në Tiranë për t’i dhënë mesazh kundërshtarit të tij Turqisë, njëkohësisht aleat i Shqipërisë.

Ish-deputeti ka thënë se fjala e Dendiasit ishte mesazh për kryeministrin Rama, i cili është përfshirë në këtë lojë duke mbajtur kah, teksa shton se nuk mund të përfshihemi.

 “Fakti që ministri grek u ndal kaq gjatë në marrëdhënien me Turqinë, që është shumë serioze për Greqinë, tregon përgjigjen ndaj kryeministrit tonë që është futur në këtë lojë. ne nuk fitojmë në këtë lojë, nuk kemi interes të futemi, nuk i  shërben interesit të shqiptarëve. Vizita të tilla kanë ndodhur rëndomë në të kaluarën, por gjatë kohës që qeverisë së Edi Ramës për 7 vite, ne nuk e kemi pasur më këtë marrëdhënie normale, që nuk i ka shërbyer interesit të shqiptarëve, zgjidhjes së të gjithë çështjeve që ekzistojnë në dosjen dypalëshe. Nuk i ke shërbyer interesit të qytetarëve shqiptar, nëse ti bëhesh palë në një konflikt greko-turk, që urojmë që të përfundojë por edhe nuk mund të bëjmë pjesë. Kemi humbur 8 vite për t’u rikthyer te zgjidhja e qeverisë greke“, ka thënë Bumçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat