Aplikimet për pasaporta, ambasada në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Shqipëria

Aplikimet për pasaporta, ambasada në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 21:01
Ilustrim

Ambasada shqiptare në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët sa i përket aplikimit për dokumentet e identifikimit.

Në njoftim lajmërohen të gjithë ata që kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat