Shqipëria dhe Greqia ranë dakord për të shkuar në Hagë, profesori zbulon cila është pengesa

Shqipëria

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord për të shkuar në Hagë, profesori zbulon cila është pengesa

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:47
Ksenofon Krisafi

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama priti në një takim zyrtar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Palët deklaruan se çështjes së detit do i japë një zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e cila do të japë vendimin e përfundimtar.

Por sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi vendimi për të dërguar marrëveshjen e detit në Hagë mund të rrëzohet nga Presidenti Ilir Meta. Ai sqaron në Abc News se Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Pra, autorizimin për këtë çështje e jep vetëm presidenti.

“Nuk mund të vendosë dot kryeministri sepse Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Që do të thotë se autorizimin për këtë marrëveshje nuk e jep kryeministri, por kryetari i shtetit, i cili do të bisedojë, duhet të bjerë dakort, me strukturat, me ministrinë e jashtme, me kryeministrin. Dhe pastaj do të autorizojë fillimin e negociatave, lëshimin e plotfuqisë, caktimin e pyetjeve që do t’i drejtohen Hagës”, tha profesor Ksenofon Krisafi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat