Atentati ndaj Andon Dhimës, ndalohen 4 të dyshuar

Shqipëria

Atentati ndaj Andon Dhimës, ndalohen 4 të dyshuar

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:59
Atentati ndaj Andon Dhimës

Katër persona janë ndaluar nga policia, pas dyshimeve se janë të përfshirë në atentatin e dështuar të  biznemenit Andon Dhima.

Sipas informacioneve të para, të ndaluarit janë neutralizuar dy në zonën e Brrylit dhe dy të tjerë në zonën e Mozaikut të Tiranës.

Policia ka bërë të mundyr ndalimin e G.I, 45 vjeç dhe A.H., 35 vjeç, si dhe të dy bashkëpunëtorëve të tyre, M.M, 30 vjeç dhe E.H., 26 vjeç.

Të dyshuarit mësohet se janë të përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale.

Atentati ndaj Dhimës ka ndodhur më 15 tetor, në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku dy persona me pistoletë e kanë ndjekur deri në hyrjen e pallatit. Biznesmeni fatmirësisht është futur në ashensor përpara se atentatorët të arrinin të kishin fushëpamje ndaj tij dhe pikërisht kjo gjë i ka shpëtuar jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat