Dita e 7-të e grevës/ Me luhatje tensioni, por gratë naftëtare nuk tërhiqen

Shqipëria

Dita e 7-të e grevës/ Me luhatje tensioni, por gratë naftëtare nuk tërhiqen

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:22
Foto Ilustrim

Në ditën e 7-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet.

Mësohet se gratë kanë shfaqur shenja lodhje dhe luhatja të tensionit. Por pavarësisht se gjendja e tyre po përkeqësohet ato shprehen të vendosura për të vazhduar misionin e tyre.

“Do të vazhdojmë grevën, nuk tërhiqemi”, kanë thënë gratë naftëtare.

Gratë naftëtarë u futën në grevë urie, pasi dolën burrat. Një ditë më parë ato paralajmëruan se në grevë do të futen edhe fëmijët.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama i ofroi bisedime naftëtarëve, por me kusht që të dalin nga greva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat