Këshilltari i Presidentit i kundërpërgjigjet Ramës: I kujtojmë këtij mashtruesi se ...

Shqipëria

Këshilltari i Presidentit i kundërpërgjigjet Ramës: I kujtojmë këtij mashtruesi se ...

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:40
Tedi Blushi dhe Ilir Meta

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave në konferencë me mediat e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi e akuzon kryeministrin “se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet”.

Duke e quajtur me ironi “Mister 1 Prilli”, Blushi i përgjigjet Ramës për deklaratën lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

“Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009. O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.
Mashtrimi është vesi i tij!
Vesi del me shpirtin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat