KPK konfirmon Arben Qosen, prokurori i Apelit të Tiranës kalon vetingun

Shqipëria

KPK konfirmon Arben Qosen, prokurori i Apelit të Tiranës kalon vetingun

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:28
Arben Qosja 

Prokurori i Apelit te Tiranës Arben Qosja është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të zyrtarëve të drejtësisë.

Qosja, i cili kontribuon në sistemin e drejtësisë prej vitit 1998, ka kaluar procesin e vetingut para trupës së përbërë nga Genta Tafa BungoSuela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

KPK konstatoi disa mospërputhje në shifra të vogla sa i takon pasurisëndërsa në dy komponentët e tjerë të integritetit dhe pastërtisë së figurës, prokurori rezultoi pa probleme duke u konfirmuar ne detyrë.

Arben Qosja e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 1998 si oficer i policisë gjyqësore.

Në vitin 2004 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës e ndërsa prej vitit 2016 mban detyrën e Prokurorit të Apelit Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat