Përzgjedhja e kandidatëve në PD/ Rama ironizon PD-në dhe krahason dy modelet

Shqipëria

Përzgjedhja e kandidatëve në PD/ Rama ironizon PD-në dhe krahason dy modelet

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës se si të bëhesh kandidat për deputet në Partinë Socialiste, ka krahasuar edhe dy modelet e përzgjedhjes së kandidatëve PS-PD.

Rama u shpreh se modeli i PD është një truk ku anëtarësia është e detyruar që t’i zërë vizën dikujt që nuk e do, duke e cilësuar mungesë kurajoje dhe ndershëmrie, mbi të gjitha një truk.

Ndërsa sa i përket procesit të përzgjedhjes së PS-së, Kryeministri tha se është një proces i drejtëpërdrejtë dhe “nuk është një tallje dhe një shaka, nuk është një votim për t’u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr atë që s’do”.

Rama: Kjo nuk është një lojë siç ishte ajo që bëri PD. E patë atë. Sikur ti vësh këshilltarë që ti këshillojnë, për t’i treguar rrugën drejt humnerës, nuk e arrijnë dot këshilltarët ta bëjnë aq shpejt dhe aq me efikasitet një parti të tërë që të shkojë drejt humnerës.

Përzgjedhim deputetët dhe ftojmë anëtarësinë të votojë ata që nuk do.

E keni dëgjuar këtë të shkosh edhe t’i vësh viza njerëzve që nuk i do. Kjo është mungesë kurajoje dhe mungesë ndershmërie. Ky është truk.

Kjo është për t’i thënë të gjithë anëtarëve të partisë juve keni rëndësi, fjala juaj vlen, ne ju dëgjojmë juve, por ne nuk ju japim dot mundësinë që të zgjidhni ata që doni. Ne do ju japim mundësinë të zgjidhni ata që s;doni dhe nga 30 veta do mblidheni të gjithë ju mijëra njerëz do hiqni 2 veta dhe nga 28 të tjerët jemi ne që do zgjidhim 2, 3 apo 5, apo asnjë.

Kjo është një fyerje e inteligjencës më mesatare dhe shpresoj që demokratët ta kenë kuptuar këtë, pavarësisht se ata nuk vijnë të votojnë për ne dhe nuk e kërkoj që ata që janë votues në këto procese qesharake konkurrente të drejtpërdrejta dhe me konkurrencë të pandershme sepse mbahen me lekët e shtetit ata me Portokallinë, por së paku të jenë të vetëdijshëm.

Ndërkohë që procesi ynë është krejt ndryshe është i drejtpërdrejtë, nuk është një tallje dhe një shaka, nuk është një votim për t’u kacafytur me vota anonime, apo një votim për të hequr atë që s’do, por është një ftesë e hapur dhe në momentin kur do të jenë kandidatët në një masë të caktuar në mënyrë transparente, me familjen tonë politike dhe me shqiptarët, ne do bëjmë një proces gare.

Një garë ku kryesorja do të jetë që çdokush të ndihet mirë që të nxjerrë në pah vlerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat