Shefi i kuzhinës masakroi të riun shqiptar, fqinja rrëfen fjalët e fundit 21-vjeçarit

Shqipëria

Shefi i kuzhinës masakroi të riun shqiptar, fqinja rrëfen fjalët e fundit 21-vjeçarit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 07:51
Serxhio Marku

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari tronditi opinionin publik në Angli më 11 shtator vitin e kaluar.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit Sttaford, ku një i ri shqiptar dyshohet se mbeti I vrarë nga një shef kuzhine.

Italiani 45-vjeçar, Francesco D’Agostino, dyshohet se ka goditur për vdekje me shufër hekuri dhe me thikë Serxhio Markun, 21 vjeç.

Tani autoritetet përkatëse kanë ndaluar personin e ndaluar.

Një fqinje dëshmitare ka rrëfyer momentet e fundit të të riut.

Ajo e ka dëgjuar atë të thoshte:

Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë.

Një fqinje tjetër ka telefonuar shërbimet e emergjencës, pasi ka dëgjuar një person duke bërtitur: “Çfarë bëra?!"

I riu shqiptar u gjet me mbi 50 plagë të rënda në kokë dhe në disa pjesë të trupit dhe pas dy orësh ndërroi jetë në spital.

Nesër pritet të jepet dënimi për autorin e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat