Vijojnë punimet për Aeroportin e Kukësit

Shqipëria

Vijojnë punimet për Aeroportin e Kukësit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:02
Ilustrim

Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e së enjtes ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në Aeroportin e Kukësit.

Rama derisa ka thënë se po merr formë terminali i ri për pasagjerët e që po bëhet dhe zgjatja e zgjerimit të pistës, ka theksuar se Aeroporti i Kukësit po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Për çka Rama thotë se projekti i këtij aeroporti do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e që do ta përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore.

“MIRËMËNGJES 

dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit të verilindjes e Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë ”, ka shkruar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat