“Shqipëria s’është vend i ndotur”/ Klosi: Është keqmenaxhuar sistemi i mbetjeve urbane

Shqipëria

“Shqipëria s’është vend i ndotur”/ Klosi: Është keqmenaxhuar sistemi i mbetjeve urbane

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:34
Blendi Klosi

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se krimi mjedisor është një çështje që kërkon një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve.

Po ashtu ai theksoi se Shqipëria nuk është një vend i ndotur, por mënyra e menaxhimit është jo e drejtë.

Ndërsa shtoi se turizmi nuk mund të zhvillohet me sistemin e vjetër të mbetjeve urbane.

Krimi mjedisor si çdo krim tjetër duhet të marrë goditjen më të madhe. Kemi ndërmarrë reformën e cila mbështet biznesin e vogël, si edhe të biznese që kanë qenë në presione nga inspektorë të ndryshëm. Duke lehtësuar aplikimet për leje mjedisore, është krijuar mundësia për lehtësim të procedurave për bizneset.

Sa i përket reformës institucionale agjencia Kombëtare e Mjedisit është instrukturuar në katër rajone. Pra është bërë e mundur të hiqet çdo ndjesi që një biznes të duhet të përballet me burokracitë e administratës zgjedhore. Por sërish ka shumë për të bërë. Duhet një edukim qytetar, një ndërgjegjësim shumë i madh”, tha Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat