“Kur janë në opozitë janë kundër, kur vijnë në qeveri kthehen pro”/ Hajdari akuza Berishës dhe Bashës për inceneratoret: Edhe kur Rama…

Shqipëria

“Kur janë në opozitë janë kundër, kur vijnë në qeveri kthehen pro”/ Hajdari akuza Berishës dhe Bashës për inceneratoret: Edhe kur Rama…

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:03
Rudina Hajdari

Inceneratorët ishin kryefjalë e fjalimit të deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari e cila sulmoi qeverinë dhe opozitën, se i gjithë ky debat është shteprë, pasi në fund paratë do të ndahen mes tyre.

Jemi në vitin 2020 mazhoranca nuk i të drejtën e votës. Si mundet të gënjehesh shqiptarët, hajde të shikojmë menaxhimin e plehrave se është term që ju pëlqen dhe e keni më familjar. Që në 2004 me Fatos Nanos me një biznesmen italian është miratuar për ndërtimin e një inceneratori e bëri në atë lloj mënyrë kur kryetari i Bashkisë në atë kohë Rama e kundërshtoi me idenë që ky incenerator do jetë kundër zhvillimit të vendit sa i përket dëmit të mjedisit, po të njëjtat argumente ka pasur edhe Berisha dhe Basha, ishin po të njëjtin. Kjo panoramë ndryshoi shumë shpejt, kur kryetar Bashkie ishte Basha dhe kryeministër Sali Berisha miratuan importin e plehrave nga Italia, kur janë në opozitë vishen sikur do mbrojnë mjedisin. Të dyja palët kanë luftuar për xhepat e tyre e jo për diasporën.  Janë këta njerëz që sa herë janë në qeveri merren me menaxhimin e plehrave, është i njëjti debat për të pasuruar disa veta. Lekët e buxhetit të shtetit shkojnë për të pasuruar disa veta. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto këta janë njerëzit që pasurohen me buxhetin e shtetit, sot krijojnë kompani fantazma dhe marrin lekët për të pasuruar 2 veta. Kjo është çfarë ndodh në Shqipëri. A ia vlen djersa juaj për t’i votuar këta njerëz kur ndajnë në fund lekët me njëri-tjetrin”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat