Veliaj-Kryemadhit: T’u thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet, është e dalldi dhe papërgjegjshmëri

Shqipëria

Veliaj-Kryemadhit: T’u thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet, është e dalldi dhe papërgjegjshmëri

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:27
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cilëson kriminale thirrjet e Monika Kryemadhit në Kombinat, dhe të përfaqësuesve të tjerë të opozitës, që u kërkojnë qytetarëve të jetojnë në banesat e dëmtuara nga tërmeti, duke rrezikuar jetën.

Teksa bëri thirrje për mos politizim të projekteve infrastrukturore, kreu i Bashkisë, siguroi banorët e Kombinatit edhe për dëmshpërblimet.

“Kur shihja dje, po politizoheshin edhe shtëpitë në Kombinat. Se si mund të ketë politikanë, ose politikane, që janë aq të papërgjegjshëm sa u thonë njerëzve ju s’keni për të ikur nga shtëpitë tuaja, kur inxhinieri ka firmosur që janë të pabanueshme. Jetojmë në Tiranë, çdo gjë bën vaki, por për sa kohë u shpjegojmë njerëzve që deri ditën që marrin çelësin e apartamentit të ri nuk lëvizin nga lista e bonusit dhe do vazhdojnë të rrinë në një shtëpi me qira të padëmtuar. Sigurisht, kur afron fushata, fillon dhe dalldia kolektive e politikanëve që sa kishin gjë në dorë s’bënë dot, ama kur vjen fushata mundohen të provokojnë në çdo sentiment njerëzor. Me njerëzit duhet të flasësh me qetësi. Bonusi i qirasë vazhdon derisa të marrësh apartamentin e ri, por mos e thëntë zoti të inkurajojmë njerëz të rrinë në shtëpi të dëmtuara, të cilat inxhinierët i kanë certifikuar si shtëpi jashtë përdorimit. T’u thuash njerëzve rrini në një pallat që mund të shembet, që unë të kap dy titra nëpër lajmet e ditës, është komplet e papërgjegjshme”, u shpreh Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat