Të zgjedhurit e PD-së pro inceneratorëve/ Ish-kryebashkiakët e Kavajës dhe Vorës shpreheshin ndryshe nga drejtuesit e PD-së

Shqipëria

Të zgjedhurit e PD-së pro inceneratorëve/ Ish-kryebashkiakët e Kavajës dhe Vorës shpreheshin ndryshe nga drejtuesit e PD-së

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:40
Selia e PD

Partia Demokratike po bazon të gjithë fushatën e saj në betejën elektorale me socialistët te çështja e inceneratorëve, impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane.

Por nuk ka qenë kështu vetëm pak kohë më parë kur të zgjedhurit lokalë në bashkitë ku PD-ja kishte drejtimin vendosën si zgjidhje më të mirë të dërgojnë për trajtim në inceneratorin e Tiranës mbetjet që krijoheshin në bashkitë e tyre. Ky është dokumenti i Bashkisë së Kavajës në vitin 2018, kur bashkia drejtohej nga demokratët. Ish-kryebashkiaku i PD-së, Isa Sakja i kthente përgjigjie Ministrisë së Infrastrukturës, ku i kërkonte që të dërgonte mbetjet në inceneratorin e Tiranës.

Në lëtrën e tij, demokrati Sakja shpreh angazhimin për të respektuar kontratën e depozitimit të mbetjeve në Sharrë. Ndërsa kjo është një shkresë e bashkisë së Vorës edhe kjo e vitit 2018, kur në drejtimin e saj ishte ende kryebashkiaku Fiqiri Ismaili. Bashkia e drejtuar prej demokratit Ismaili i kërkonte Ministrisë së Infrastrukturës mbështetje me fonde për të depozituar mbetjet e saj në Sharrë.

Ndërsa kjo është letra e bashkisë së Rrogozhinës, ku i zgjedhur ishte kandidati i PDIU, i cili i kërkonte Ministrisë së Infrastrukturës që t’i jepte zgjidhje çështjes së mbetjeve urbane në këtë bashki.

Të gjithë këta kryebashkiakë ishin në rradhë të parë ndjekjes së problemit me mbetjet urbane dhe kërkonin ose kishin realizuar marrëveshje me impiantin që po realizohet në Sharrë. Por ndërkohë shefat e tyre politike, pas dy vitesh kanë tjetër mendim. Kavaja, Vora dhe rrogozhina e kanë një gangrenë të rëndë çështjen e mbetjeve. Kavaja i ka depozituar edhe në zona të jashtëligjshme. Rrogozhina deri pak kohë më parë në mënyrë skandaloze i shkarkonte në lumin Shkumbin, ndërsa Vora në një landfill illegal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat