‘BE është e vendosur të luftojë këtë fenomen të errët’/ Soreca përshëndet miratimin e Rezolutës Antisemitizëm

Shqipëria

‘BE është e vendosur të luftojë këtë fenomen të errët’/ Soreca përshëndet miratimin e Rezolutës Antisemitizëm

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:47
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka përshëndetur miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar s unioni nxit zhvillimin e jetës e diversitetit.

“Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit. Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 202”, shkruan Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat