Meta pret delegacionin nga Kosova: Politika duhet të jetë e bashkuar për dialogun me Serbinë

Shqipëria

Meta pret delegacionin nga Kosova: Politika duhet të jetë e bashkuar për dialogun me Serbinë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

Presidenti, Ilir Meta, prit sot në një takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Në takimin me ta, Meta thotë se diskutuan rreth domosdoshmërisë së intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Kreu i Shtetit thotë se theksoi se  Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.

“Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces” nënvizoi Presidenti në takim.

Sa i takon liberalizimit të  vizave për qytetarët e Kosovës, Meta deklaron se është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat