Artan Lame humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi prekës: Trishtim që nuk tu gjendëm dot pranë në momentet e fundit

Shqipëria

Artan Lame humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi prekës: Trishtim që nuk tu gjendëm dot pranë në momentet e fundit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:54
Artan Lame

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka humbur babain e tij. Lajmin për ikjen e të atit e ka njoftuar vetë Lame, duke shkruar në facebook se babai Adili nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.

Mes rreshtave ai thotë se u la pas trishtimin që nuk arritën ti gjendeshin dot pranë në momentet e fundit.

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën shkruan Lame.

Nuk dihet nëse babai i Lames ndërroi jetë nga koronavirusi por kujtojmë që nëpër media po qarkullon lajmi prej ditës së djeshme se edhe vetë kreu i Kadastrës është infektuar nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat