“Covid-19 është më i butë seç u trumbetua”, epidemiologu jep mesazhin që duhet ta lexojmë të gjithë

Shqipëria

“Covid-19 është më i butë seç u trumbetua”, epidemiologu jep mesazhin që duhet ta lexojmë të gjithë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:27
Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti kërkoi t’u japë fund polemikave e pikëpyetjeve nëse virusi Sars-Cov-2 është i vërtetë apo jo.

Alimehmeti u shpreh i bindur se koronavirusi ekziston dhe se nuk duhet të ketë më dilemë për këtë. Por ai sqaroi se ai është më i butë në krahasim me atë që u bërtit me të madhe në fillim të vitit, kur virusi nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri.

“Që ekziston nuk ka asnjë dyshim, nuk ka pikë dyshimi. Është më ndryshe nga ajo që mendohej në janar-shkurt, kur nuk e kishim mes nesh. Tani e dimë që është diçka më e butë sesa ajo që u trumbetua në fillim të vitit. Por ekziston, prek njerëzit, merr jetë njerëzish, prek më të dobëtit”, tha ai për Vizion Plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat