Yuri Kim këshillon publikisht Ilir Metën: Dua ta shoh...

Shqipëria

Yuri Kim këshillon publikisht Ilir Metën: Dua ta shoh...

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 22:25
Yuri Kim dhe Ilir Meta

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka cilësuar unik rolin e presidentit në atë që ajo e cilësoi bashkimi i vendit.

Duke kujtuar në rastin e presidentit Meta, rolin e tij në fillimin e pandemisë, diplomatja amerikane u shpreh se Uashingtoni vlerëson rolin bashkues dhe se ajo pret që presidenti ta luajë këtë rol pozitiv.

Pjesë nga intervista në Opinion

Blendi Fevziu: Dhe nëse të pyes për një këshillë për Presidentin Meta?

Ambasadorja Kim: E njëjta gjë.

Blendi Fevziu: E njëjta gjë?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Ai nuk do të jetë në zgjedhje sepse është president, por është shumë aktiv në politikë në muajt e fundit.

Ambasadorja Kim: Një pikë shumë me vend. Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson, ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat