“Flet për sigurinë kombëtare, kur hyjnë e dalin avionët me drogë”, plas debati mes Gjekmarkajt e Hysenit

Shqipëria

“Flet për sigurinë kombëtare, kur hyjnë e dalin avionët me drogë”, plas debati mes Gjekmarkajt e Hysenit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 22:49
Agron Gjekamarkjat

Në Open në Top Channel po diskutohet për nënshtetësinë e dhënë nga presidenti Ilir Meta.

Një debat i fortë u zhvillua mes Agron Gjekamarkjat dhe deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Debati nisi kur Hyseni tha se me nënshtetësitë e dhëna nga presidenti cënojnë sigurinë kombëtare.

Pjesë nga debati:

Hyseni: Unë nuk jam nga numrat. Unë shqetësohem nga kriteret. Jam i sigurtë që në ato persona që kanë marrë nënshtetësinë nuk i plotësojnë kushtet. Kjo cënon sigurinë kombëtare.

Gjekmarkaj: Po çfarë sigurie flisni? Na fyeni inteligjencën më këto që thoni. Hynë e dalin avionat më drogë, ju thoni siguria kombëtare.

Abilekaj: Ju keni sirianë që lëvizin në të gjithë Tiranën pa dokumentacione dhe thua se është cënuar siguria kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat