Shënohet viktima më e re nga Koronavirusi, humb jetën 21-vjeçari nga Elbasani

Shqipëria

Shënohet viktima më e re nga Koronavirusi, humb jetën 21-vjeçari nga Elbasani

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme është shënuar viktima më e re nga Koronavirusi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gazetari Aldo Kozarja ka raportuar për "Abc News" se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi, ndërsa mbrëmjen e djeshme ishte dërguar në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Ai ishte futur menjëherë në intubim, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë sëmundjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat