Kryebashkiaku i Gramshit përfundon në Prokurori, merret në pyetje

Shqipëria

Kryebashkiaku i Gramshit përfundon në Prokurori, merret në pyetje

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:24
Klodian Taçe

Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe është thërritur ditën e sotme në Prokurori.

Burime të Panorama.al, bëjnë me dije se Kryebashkiaku i Gramshit është marrë në pyetje për rreth 3 orë në organin e akuzës.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj kërkesë të organit të akuzës ndaj numri një të Bashkisë së Gramshit.

Mësohet se bashkë me Klodian Taçen janë thërritur për të dëshmuar edhe disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, objekt i hetimit ka qenë zhvillimi i tenderave dhe dyshimet për abuzimet me to.

AKUZAT PËR VJEDHJE 

Gjatë muajit korrik, Klodian Taçe është akuzuar edhe politikisht nga Partia Demokratike, duke e akuzuar si person që ka fshehur një dënim.

Kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka qenë në hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje. Ka qenë viti 2009 kur Taçe është kallëzuar nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila ka denoncuar vjedhjen e shumës 68 mijë lekëve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat